Si e “zbuloi” lokja lidhjen e Hajdin Abazit me Nuhi Berishën?

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-pjesëtari I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-veprimtari i ilegales, Hajdin Abazi ka kujtuar një moment unik të lidhjes së tij me dëshmorin Nuhi Berisha, në përvjetorin e 38-të rënies së tij, bashkë me Rexhep Malën.

Në një postim dedikuar kësaj dite tragjke, ai ka kujtuar se derisa ishte në ilegalitet, diku në bodrumin e një shtëpie në Prishtinë, në nëntorin e vitit 1995 kishte rastisur të takohej me një plakë e cila i kishte thurur një xhemper Berishës sa ishte gjallë, e të cilin heroi ia kishte falur këtij.

Berisha e Mala ishin vrarë në natën midis 11 e 12 janar 1984, gati dy vjet para takimit të Abazit me plakën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme