Si është gjendja e rrugëve në Kosovë, pas reshjeve të vazhdueshme të borës

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Pas reshjeve të vazhdueshme të borës në Kosovë, ka pasur edhe vështirësi në rrugë.

Mirëpo, pastrimi i tyre tashmë ka filluar, që rrugët të jetë lehtë të kalueshme.

Për gjendjen e rrugëve, në një lidhje direkte në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka folur Drejtori për Menaxhimin e Rrugëve, Mal Lokaj.

Ai tha se të gjithë operatorët janë në terren me kapacitetin e tyre të plotë, përcjell Klankosova.tv.

“Edhe pse ka reshje bore, të gjithë operatorët ekonomik që operojnë në pastrimin e rrugëve, të cilët janë nën menaxhimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë në terren me kapacitetin e tyre të plotë”, u shpreh ai.

Lokaj shtoi se gjatë pastrimit të rrugëve kanë pasur edhe disa vështirësi.

“Nuk mund të themi që nuk kemi vështirësi, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, sidomos segmenti rrugor Komoran-Kroi i Mbretit i cili pjesërisht pati edhe akull, sepse ishte kriju një kolonë aty”, u shpreh tutje Lokaj.

Të ngjashme