Si ndodhi vjedhja në Terminalin Doganor në Merdare, policia jep detaje

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorimit të besimit që dyshohet se ka ndodhur më 25 tetor të këtij viti, ku dyshohet se në Terminalin Doganor në Merdare janë vjedhur cigare me vlerë rreth 50 mijë euro.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, është raportuar se në terminalin doganor është thyer muri prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara, shkruan lajmi.net.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, zyrtarë të sigurimit të terminalit”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme