“S’i shoh as filmat me luftë, m’i kujtojnë zërat e atyre që më torturuan”, thotë dëshmitari në rastin e Mustafës

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa në Dhomat e Specializuara.

Dëshmitari i tretë para trupit gjykues, ka treguar për pasojat psikologjike që i ka edhe sot nga rrahjet dhe maltretimet që i ka pasë gjatë kohës së luftës, njofton Klankosova.tv.

“S’muj me fjet…shoh ëndrra. Këto gjëra janë përjetime shumë të rënda janë të tmerrshme të cilat i barti edhe sot. Një film nëse e shoh, me luftë ose diçka, kur shkoj në mbrëmje të flej, natën çona, djersitna shumë mi kujton ngjarjet, më vijnë zërat e njerëzve që më kanë torturuar”.

Tutje dëshmitari ka treguar që ka pasë një infeksion në nofull, pasi ia kanë thyer dhëmbët.

“Kom pas infeksion në nofull, se i kom pas edhe dhomt e thyn. Mjeku më ka thënë mirë që ki ardh e nuk të ka shku infeksioni në tru”, tha ai.

Seancën e cila po vazhdon mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm të Dhomave të Specializuara:

https://streaming.scp-ks.org/sq/index.html

Të ngjashme