Si u dhunuan për 24 orë dy motrat dhe nëna? – flet doktori që ruan sekretet e grave të dhunuara në Kosovë

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Tmerrin që përjetuan gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë pak kush e din.

E mund të jetë i vetëm një njeri që e din se një grua e dhunuar nga forcat serbe po e rritë fëmijën e përdhunuesit

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës hezitojnë të flasin publikisht.

Por, Shukri Gërxhaliu, i cili në atë kohë ishte mjekë i luftës, ka një dosje të tërë përplot rrëfime rrënqethëse të asaj kohe.

Ai në emisionin “n’Konak” ka rrëfyer momentet e rënda që gratë në Kosovë përjetuan nga ushtria serbe.

Dhunimi për disa orë i dy motrave dhe një nënës në njërën nga kazermat e tyre, ishte një ndër rrëfimet që ka dëgjuar ai nga vetë të dhunuarat.

“Ka pasur raste të shumta, është rasti kur janë hy në banesë e kanë dhunuar dy motrat edhe nanën e tyre. Pastaj i kanë marrë ato dhe disa të tjera, dhe i kanë dërguar në Kazermën e Jugosllave dhe kanë mbajt 24 orë dhe kanë dhunuar në mënyre sistematike. A i kanë qit raki, a i kanë gjakos, i kanë bo shumëçka e gjithçka. Ajo çfarë ka qenë më e tmerrshme është se edhe cigaren e kanë shuar në trupin e tyre duke djegur në shumë vendë’. Ato edhe sot kanë gjurmë në trupin e tyre”, ka treguar ai.

E kishte një rast kur njëra nga to kishte mbetur shtatzënë, shkruan Gazeta Infokus.

“Njëra prej tyre bashkë më atë grup ka mbetur shtatzënë dhe ka fëmijë sot, por ajo e donë atë fëmijë sikurse edhe fëmijët e tjerë”, ka deklaruar doktori Gerxhaliu.

Të ngjashme