Si u kap në flagrancë duke pranuar ryshfet mjeku i QKUK-së, Policia jep detaje

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një mjek në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai është kapur në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryej në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit për caktim të ekspertit nga SHSKUK-ja.

Me vendim të prokurorit, mjeku është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (NN) 13.07.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti përkatës është zënë në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryej  në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit  për  caktim të ekspertit  nga SHSKUK-ja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme