11 të vdekur nëpër aksidente në Rajonin e Prishtinës gjatë vitit 2018

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 09:54 | Nga

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë në QKUK i aksidentuari me motoçikletë në Fushë Kosovë pasditen e djeshme.

25-vjeçari, G.N. është personi i 11-të që ka humbur jetën në aksident trafiku në Rajonin e Prishtinës, për vitin 2018, njofton policia, përcjell Klan Kosova.

“Prej 1 janarit të vitit 2018, deri sot në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur, 10 aksidente trafiku me pasoja fatale, ku kanë humbur jetën 11 persona”.

“Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, është thirrja e policisë së Rajonit të Prishtinës.

Të ngjashme