11-vjeçari sulmohet nga qentë në Gjilan, babai: S’po guxon të qëndrojë i vetëm

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Dje në lagjen “Dardania” në Gjilan një 11-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë.

Në lidhje me ngjarjen, babai i E.K thotë se ai ishte duke luajtur me biçikletë dhe i janë vërsulur qentë dhe më pas e ka humbur orientimin dhe siç thotë ai, 11-vjeçari ka mbetur pa vetëdije.

“Për fat, një qytetar e ka pa dhe është dërguar ashtu pa vetëdije në emergjencë. Ka pësuar në kokë, pjesën e stomakut por për fat s’ka lëndime të brendshme. Rastin e kam paraqitur në polici dhe tash e kuptova se kanë hapur rastin në prokurori”, është shprehur babai i E.K, njofton Klankosova.tv.

Ai, tutje tha se djali i tij është duke marrë terapi në shtëpi, por është i traumatizuar dhe s’po guxon të qëndrojë i vetëm.

Të ngjashme