30 vjeçarit i sekuestrohet skuteri elektrik, voziti 133 km/h, ndërsa shpejtësia e lejuar është 20

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Vaud-it ka sekuestruar një skuter elektrik që ishte në gjendje të udhëtonte me 130 km/h. Kufiri ligjor për e-skuterët është 20.

Policia u lajmërua nga dëshmitarët që panë skuterin, i cili kishte dy persona në bord, duke u ngjitur në një kodër me një shpejtësi të vlerësuar si 60 km/h.

Ata u ndaluan në Epalinges, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Shoferi 30-vjeçar pranoi menjëherë se kishte marrë drogë – ai më vonë doli pozitiv për kokainë.

Ndërkohë, skuteri u dërgua në një qendër testimi policor, ku u tregua se shpejtësia maksimale ishte 133 km/h.

Të ngjashme