70 për qind e qytetarëve shohin kërcënim nga ekstremizmi i dhunshëm

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 11:21 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka bërë publikimin e Edicionit Special të Barometrit Kosovar për Studime të Sigurisë “Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Vesë Kelmendi, hulumtuese në QKSS, tha se pjesa më e madhe e qytetarëve shohin rrezik nga ekstremizmi i dhunshëm. Në total, sipas QKSS-së, si rrezik shihet me 70 për qind nga qytetarët e anketuar, ekstremizmi i dhunshëm.

“Nga perceptimet në pyetjet se çka konsiderojnë qytetarët si rrezik. 70 përqind e konsiderojnë në total ekstremizmin e dhunshëm si rrezik , renditet i treti apo i katërti. Sa i përket ekstremizmit të dhunshëm që ndahet etnikisht të motivuar shihet që 30 për qind. Dhe rreziku më i lartë ndaj qytetarëve të Kosovës,  mbetet ekstremizmi politikisht i motivuar.  Kjo ka rezultuar sepse shpesh herë qytetarët kanë dhënë për ngjarjet politike, eskalimet që kanë ndodhur pozitë opozitë, e kështu ngjarjet e tjera që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm” , tha Kelmendi.

Tutje Kelmendi tha se raporti jep edhe përqindjet e etnive të cilat janë të motivuar karshi ekstremizmit.

“Shqiptarët e shohin ekstremizmin politikisht të motivuar si rrezik ndërsa serbët e shohin ekstremizmin etnikisht të motivuar si rrezik. Dallimi në mes dy komiteteve vrehet në ekstremizmin e motivuar fetarisht, ku qytetarët shqiptare e shohin më pak rrezik sesa ata serb. Për pyetjen e qasjes institucionale të ekstremizmit të dhunshëm 52 për qind e qytetarëve në pyetjen se a pajtohen se ka individ që përhapin ekstremizmin në Kosovë, ata pajtohen që ende ka individ që po përhapin ekstremizmin të dhunshëm në Kosovë. 36 përqind e qytetarëve mendojnë se institucionet e kanë luftuar ekstremizmiëm të dhunshëm në Kosovë ndërsa 47 për qind e qytetarëve mendojnë se nuk ka ndryshuar asgjë”, pohoi Kelmendi.

Të dhëna janë nxjerrë edhe për komunat, ku Gjilani dhe Ferizaj, thuhet se kanë luftuar më shumë ekstremizmin e dhunshëm.

“Këto të dhëna janë të paraqitura në nivelin rajonal ku shihet që një pajtueshmëri më të madhe kanë komuan e Gjilanit dhe Ferizajt, kanë ndikuar në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Besimi krysorë si akterë të shoqërisë civile ka rezultuar se 49 përqind e qytetarëve i besojnë shoqërisë civile në Kosovë, 55 për qind i besojnë bashkësive fetare në Kosovë dhe 29 përqind i besojnë medieve të Kosovës. Besimi i Bashkësisë Islame është rreth 57 për qind, në kishën katolike është në 76 përqind dhe në kishën ortodokse 49 përqind”

Rezultatet e vitit 2017, sipas QKSS-së, flasin edhe për mediat, ku informimi i qytetarëve në lidhje me dukurinë e ekstremizmit mbetet më së shumti në televizionet vendore në përjashtim të RTK-së, ku kjo e fundit ka 22 për qind.

“Ne kemi bërë matje edhe se cilat media qytetarët përdorin më shumë. Komitetin e kemi ndarë në shqiptarë dhe serbë. Sa i përket përdorimit të medieve nga qytetarët ata përdorin. RTK 22% TV private 44%,  media online 19% gazeta 2%”, shtoi Kelmendi.

Ndërsa, Mimoza Hasani nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha se ministria ka objektivat e saj për pranin e parandalimit të ekstremizmit.

“Në 4 objektiva identifikimi, reagimin riintegrimi. 70% jemi fokusuar në planin e parandalimit. Njohja e mësimdhënësve, ngritja e vetëdijes për ekstremizëm dhe radikalizëm, ngritjet e vetëdijes, doracak për parandalim, janë realizuar seanca informative”, tha Hasani.

Përndryshe, ky raport ka shpalosur gjetjet më të reja të perceptimeve të qytetarëve të Kosovës, në raport me format e ekstremizmit të dhunshëm të motivuar politikisht, etnikisht dhe me bazë religjioni si dhe rreziqet nga të kthyerit nga konflikti i Sirisë dhe Irakut, gratë dhe fëmijët.

Lexo më shumë:

Të ngjashme