42-vjeçari nga Shqipëria dyshohet se i doli qëllimisht trenit para

Ferizaj | 09 Maj 2017 | 19:22 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I. M. 42-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, është goditur për vdekje nga treni i cili ishte duke qarkulluar në drejtim të Hanit të Elezit afër nënkalimit në pjesën jugore të Ferizajt.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes trenit dhe një këmbësori, ku fatkeqësisht nga lëndimet e marra këmbësori ka ndërruar jetë, të cilën e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Treni ka qenë duke qarkulluar në drejtim Ferizaj – Hani i Elezit, sipas informatave dhe dëshmitarëve bëhet fjalë për një person të moshës 42 vjeçare, mashkull, shtetas i Shqipërisë. Këto janë informatat e para dhe policia është duke hetuar se si ka ardhur deri tek ky rast”, tha zëdhënësi i Policisë Agim Gashi.

Sipas dëshmitarëve, gjatë kësaj kohe viktima ka qenë duke mbledhur kënaqe përgjatë hekurudhës dhe se nuk është larguar nga aty me qëllim edhe pse e ka dëgjuar zhurmën e trenit.

“Kah ora 14:10, ky kalimtari i rastit ka qenë duke pritur aty me karrocë që shet hekura, para se me ardhë treni e ka dëgju që është duke ardhë dhe e ka fut kokën. Unë e kam parë nga larg, por edhe një tjetër që ka qenë bashkë këtu tha që ka kërcyer dhe e ka fut kokën”, tha dëshmitari Noris Berisha, raporton TV “Tema”.

Sipas Policisë ky është rasti i parë këtë vit që një person humb jetën nga goditja e trenit, ndërsa vitin e kalur treni ka goditur tri vetura, të cilave u ka shkaktuar dëme materiale.

Lexo më shumë:

Të ngjashme