55 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 73 personave për vepra të ndryshme penale.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme