57 vjet burgim për vrasjen monstruoze në Peqan të Suharekës

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prizrenit ka shqiptuar aktgjykimin dënues ndaj tre personave për vrasjen monstruoze të A.B nga fshati Peqan i Suharekës.

Me datën 06.10.2016, rreth orës 15.30 minuta në fshati Peqan Suharekë,të akuzuarit vëllezër në mes vete në bashkëkryerje me marrëveshje paraprake me dashje direkte, ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit me iniciale A.B. në atë mënyrë që për shkak të problemeve bashkëshortore që kishte vajza e axhës me iniciale R.B. me bashkëshortin e saj me iniciale A.B. duke qenë të shtyrë nga e akuzuara me iniciale R.B. ditën kritike i akuzuari me iniciale M.A. duke qenë në dijeni si dhe duke shfrytëzuar momentin kur viktima kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit me iniciale F.F. në fshatin Peqan, njofton Klan Kosova.

Sipas kësaj gjykate ai kishte shkuar me arsyen e kryerjes së disa punimeve elektrike, shfrytëzon situatën dhe shkon në shtëpinë e të akuzuarit me iniciale F.F. i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit, së pari e kanos me armë e më pas ia lidh duart viktimës me iniciale A.B. duke e detyruar me dhunë të futet në automjetin e tij, dhe më pas ia lidh edhe këmbët dhe largohet nga shtëpia në fjalë, duke e dërguar të njëjtin – viktimën në një vend të panjohur ku ishte duke e pritur i akuzuari me iniciale R.A. dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pambrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit dhe më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psiqike, viktimës ia vënë zjarrin, duke i shkaktuar dhimbje dhe shkaktim vdekjeprurëse të cilat shkaktojnë vdekjen e tij të cilin më pas e hedhin në një grop dhe e mbulojnë me dhe, pas së cilës largohen nga vendi i ngjarjes.

Gjykata ka shqiptuar dënimet si më poshtë:

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale M.A.dhe R.A. që të dy nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1.pika 1.4 të KPRK-së, të akuzuarës me iniciale R.B.nga fshati Studenqan,Komuna e Suharekës,për shkak të veprës penale shtytje në vrasje të rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.4 të KPRK-së,e lidhur me nenin 32 të KPRK-së, të akuzuarit me iniciale F.F. për shkak të ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 para.1.pika 1.4 e lidhur me nenin 33 të KPRK-së.
I akuzuari me iniciale M.A. nga fshati fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë ) vite,
I akuzuari me iniciale R.A. nga fshati fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka LIRUAR nga akuza,
E akuzuara me iniciale R.B. nga fshati fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet ) vite,
I akuzuari me iniciale F.F nga fshati Peqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjet ) vite.

Të ngjashme