6 të arrestuar e një në kërkim për dhunë në familje

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është në kërkim, pasi ata kanë ushtruar dhunë në familje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në qytete të ndryshme të Kosovës janë raportuar 7 raste të sulmeve fizike në familje.

Policia informoi se në Prishtinë është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy persona, një i gjinisë mashkullore dhe një tjetër i gjinisë femërore.

Viktima i gjinisë mashkullore ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Po në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën e gjinisë femërore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po ashtu, në kryeqytet, ankuesja e gjinisë femërore ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i gjinisë mashkullore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është në kërkim. Rasti nën hetime.

Një person është arrestuar edhe në Lipjan, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar viktimën e gjinisë mashkullore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Gjakovë, ankuesja e gjinisë femërore ka raportuar se një i dyshuar nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari është dërguar për ekzaminim mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Një person është arrestuar edhe në Malishevë, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës së gjinisë femërore, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Vushtrri, është arrestuar një i dyshuar i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar viktimën e gjinisë femërore, e cila ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar, kurse, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme