Ahmeti viziton vendin ku u shemb dheu, paralajmëron rrezik nga reshjet e nesërme

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një pjesë goxha e madhe e dheut, është shembur në lagjen e Muhaxherëve, raporton Ekonomia Online.

Policia ka evakuuar banorët e zonës dhe mësimi në shkollën “Naim Frashëri” është ndërprerë, për shkak të rrezikut.

Poashtu, rryma dhe uji janë ndërprerë në këtë lagje. Shkak i kësaj shembje, besohet të jenë reshjet e shiut dhe shpërthimi i një gypi të ujësjellësit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë tha se kushdo që e ka shkaktuar dëmin do ta paguajë dhe do të jap përgjegjësi. Por, sipas tij frikë mbeten reshjet e shiut që pritet të ndodhin nesër.

“Sipas informatave, mbrëmë ka shpërthy një gyp i ujësjellësit. Në këtë fazë na kanë ndodhë dy-tri shpërthime nëpër qytet të gypave sepse presionin ujësjellësi po e mban të njëjtë edhe gjatë këtij muaji edhe natën dhe ka presion shumë më të madh në gypat e vjetër. Ka shpërthy një gyp dhe si duket ka shkaktu një hapësirë brenda tokës e cila ka shkaktu shembjen e një rruge, e mira sot është që në ato shtëpi që janë prapa nuk banon askush dhe janë para që të rrënohen, por idea është që tani ta stabilizojmë gjendjen”.

“Është e qartë që kanë lëvizë edhe shtyllat, tashmë idea është që të sjellin zhavorr më shumë që ta stabilizojnë bazën që çdo gjë të jetë e kontrolluar”.

“Sipas neve, rreziku i vetëm këtu, më i madhi është ai vinçi atje, edhe pse ai i ka shtyllat e veta në të cilat është stabilizu, megjithatë do të kishim dëshirë që ta mënjanojmë edhe atë rrezik. Po e shiqojmë se a është më mirë me e lënë apo me e heqë sepse kur largohet ka vibrime, pra idea është që të mos ketë vibrime derisa të sjellet zhavorri për ta stabilizuar pjesën.

Kushdo që ka shkaktu ndonjë problem apo dëm do ta paguaj atë dëm. Si urgjente e kemi që në asnjë mënyrë të mos rrezikohet askush, prandaj kemi evakuu kogja si shumë ndërtesa përreth me idenë që deri të stabilizohet ta kemi këtë gjendje. Frika më e madhe është edhe prej shiut nesër, që pritet një sasi më e madhe”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme