Aksident afër ambasadës së re amerikane (Foto)

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 18:50 | Nga

Një aksident komunikacioni ka ndodhur, sot pasdite, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht afër ambasadës së re amerikane.

Në aksident janë përfshirë së paku dy vetura, një “Golf” dhe një “Renault”. Krahas dëmeve materiale, dëshmitarët thonë se ka edhe të lënduar lehtë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, për një kohë rruga është bllokuar, raporton Indeksonline.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme