Aksident në Bardhosh, një i lënduar (FOTO)

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 15:25 | Nga

Në fshatin Bardhosh në magjistralen Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Nga aksidenti ka mbetur një person i lënduar ndërsa vetura është demoluar krejtësisht.

Në fotot e dërguar në redaksinë e Klan Kosovës shihet reagimi i zjarrfikësve dhe personeli i mjekëve në vendin e ngjarjes.

Policia ende nuk ka lëshuar komunikatë për rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme