Aksident në Dollc të Klinës, një polic i lënduar

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 12:56 | Nga

Një polic ka pësuar lëndime të lehta trupore në një aksident që ka ndodhur në Dollc të Klinës.

Sot në mëngjes një veturë e policisë është aksidentuar me një veturë udhëtarësh në Dollc.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibra, ka thënë për portalin Koha.net se zyrtari policor ka kërkuar ndihmë në spitalin e Klinës, por ka lëndime të lehta trupore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme