Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre persona të lënduar

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme