Aksion për largimin e veturave që “ia zënë rrugën” Qeverisë

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 15:46 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot pasdite një aksion për largimin e veturave të parkuara keq në rrugën që të çon te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Sikur shihet në pamjet e kameramanit të Ekonomia Online, Arlind Prenaj, kompania e “merimangave”, e shoqëruar nga policia, ka larguar disa vetura të parkuara përgjatë rrugës “Fehmi Agani”, e cila të dërgon te ndërtesa kryesore qeveritare.

Një polic, i cili nuk deshi t’i përmendej emri në medie, tha se aksioni po ndodh pasi do të ketë një “vizitë të rëndësishme” në Qeveri, por zyrtarisht Policia e Kosovës tha se ky është një aksion rutinë.

“Ka qenë një aksion i rëndomtë për largimin e veturave të larguar ilegalisht”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme