Alarm i rrejshëm për tentim vetëvrasjeje te Katedralja në Prishtinë

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 13:03 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas marrjes së informatës nga një qytetar se një person po tenton të kryejë vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni i kullës së Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, njësiti i Policisë, zjarrfikësve dhe Ndihma e parë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mirëpo pas inspektimeve, ata nuk kanë gjetur prova se një gjë e tillë vërtet po ndodhë, raporton Ekonomia Online.

Latif Zeka, komandant i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, tha se kjo ka mundur të jetë dezinformatë.

“Pas një informate që kemi marrë që një person don me mbytë veten, ne kemi inspektu bashkë me Policinë, por nuk kemi hasë në një gjë të tillë. Ndodh që kjo është dezinformatë. Kemi qenë bashkë me Policinë dhe Ndihmën e shpejtë. Tash e tutje mund të merret policia”.

Ndërkaq, zyrtarët policorë nuk kanë dashur të komentojnë rastin.

Lexo më shumë:

Të ngjashme