Apeli s’e ka pranuar lëndën e Todosijeviqit, Shala thotë se u duhet mbi 1 muaj për të marrë vendimin

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 07:59 | Nga Pranvera Behluli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykata e Apelit ende nuk ka pranuar ankesë për rastin e ish-ministrit, Ivan Todosijeviq, raporton Ekonomia Online.

Pala e ankuar dhe Prokurori ende nuk kanë parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit dhe në rast të një ankese të tillë, departamentit special i duhet kohë 1 muaj deri në 1 muaj e gjysmë për të marrë vendim.

Në një prononcim për Ekonomia Online, kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka vlerësuar se ky rast është gjykuar shumë shpejt.

Shala tha se kurdo që një akesë e tillë parashtrohet në Gjykatë, ata janë të gatshëm t’i përcjellin ato ankesa.

“Jo nuk kam informacione që ka arritur për shkak se më duket shumë shpejt është gjykuar ai rast dhe se nëse ushtrohet ankesa ne jemi në gjendje gatishmërie t’i përcjellim gjithë ato ankesa”.

“Unë me sa di, ajo është lëndë e departamentit special dhe se për këtë çështje departamenti special nuk ka lëndë shumë dhe besoj që edhe kur të vjen do të shqyrtohet në një afat të shpejt”.

“Besoj që kur të vije në këtë departament sepse ka shumë pak lëndë, nuk besoj se mund të zgjas më shumë se një muaj ose një muaj e gjysmë”, tha për Ekonomia Online Shala.

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme