Arrestohen tetë zyrtarë policorë për disa vepra penale, Prokuroria jep detaje

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes një njoftimi për medie ka dhënë detaje për arrestimet e tetë zyrtarëve policor.

Ata dyshohen për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”, sipas nenit 267.

Komnikata e plotë:

Në vazhdën e aksioneve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është edhe aksioni i sotëm që tregon fuqishëm përkushtimin e Prokurorit të Shtetit në luftën e pakompromis kundër korrupsionit.

Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë (8) persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike” sipas nenit 267.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.  

Aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-në

Të ngjashme