Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje në Ferizaj

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një person të kërkuar në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Sipas njoftimin të policisë, B.A, 36 vjeçar, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘vjedhje’ me dënum burgimi prej një muaji.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një (1) muaji.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme