Arrestohet një polic dhe një qytetar për kontrabandë me mallra

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një zyrtar policor  dhe një qytetarë për komtrabandë me mallra, të cilët tentonin që përmes rrugëve ilegale të fusnin mallra nga Serbia në Kosovë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Novosellë të Kamenicës, të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

“Në orët e mbrëmjes së djeshme, hetuesit e IPK-së kishin pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një rast kontrabandë me mallra në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Dy të dyshuar (prej të cilëve njëri zyrtar policor) janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale kontrabandë me mallra.

Dyshimet fillestare janë se të njëjtit me një automjet-furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Republikën e Kosovës kanë kontrabanduar mallra. Pas kontrolleve në furgon janë gjetur gjësende për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës.

Hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar me vendim të të cilit të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme