Arrestohet prizrenasi, rrahu gruan e tij

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme