ATK-ja mbyll “lokalin me femra” në Kamenicë

Kamenicë | 10 Shk 2017 | 16:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës njofton se pas një kontrolli në një lokal në Kamenicë ka hasur në 14 femra, 7 prej tyre nga Shqipëria. Inspektorët e ATK-së lokalin në fjalë e kanë mbyllur pasi kanë gjetur parregullsi në dokumentacion.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dy armë të ftohta (thika), të cilat i janë dorëzuar njësisë policore të Stacionit Policor në Kamenicë për procedura të mëtutjeshme.

“Në lokalin në fjalë janë hasur duke punuar katërmbëdhjetë femra, shtatë prej tyre nga Shqipëria. Të gjitha janë intervistuar sipas procedurave standarde vepruese, tek të njëjtat nuk janë gjetur elemente që i bëjnë të jenë viktima potenciale të trafikimit”.

“Por, për shtatë nga to, në mungesë të dokumentacionit përkatës për lejeqëndrim të njëjtat janë proceduar tek Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtutjeshme në baze të Ligjit për të huaj”, thuhet në njoftim.

Në asistencë të hetimeve kanë qenë edhe Njësia Policore e Reagimit të Shpejtë e Gjilanit, inspektorë të ATK-së dhe inspektorë të punës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme