Avokati Halilaj thotë se të ftuarit nga Specialja s’duhet t’i refuzojnë ftesat: S’ka vend për trazira

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 14:24 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykata Speciale këtë muaj ka ftuar në intervistim mbi 20 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), derisa pritet që numri i të ftuarve të shkojë mbi 100 persona.

Avokati Gazmend Halilaj, në një intervistë për Ekonomia Online, shprehet se të ftuarit e kësaj gjykate, nuk duhet të frikësohen dhe duhet t’i përgjigjen thirrjeve të saj. Madje sipas tij, nuk ka vend më për trazira.

“Nuk ka vend për frikësim pasi kemi të bëjmë me një tribunal, i cili do mbikëqyret nga organizmat tjetër ndërkombëtare, janë disa shprehje që kohëve të fundit po i dëgjojmë si dëshmitarë i dyshimtë, që në terminologji juridike nuk ka vend kjo shprehje dhe tash shtrohet pyetja se ata që intervistohen a do të dhënë deklaratat e tyre nën betim, apo në mënyrën siç ata e shohin më mirë”.

“…ndërsa sa i përket mundësisë së ndonjë trazire të mundshme, unë konsideroj që rreziku për të menduar një gjë të tillë, është i ulët, jemi 20 vjet pas luftës dhe nuk kemi arsye që populli të nxirret në rrugë për këtë çështje sepse përmes Kuvendit tonë është aprovuar një ligj i tillë dhe çdo ankesë e jona se pse është funksionale kjo gjykatë, konsideroj është e pabazuar dhe e paligjshme”.

Halilaj e sheh me skepticizëm paanshmërinë e Gjykatës Speciale, duke u shprehur se kjo gjykatë është një motor kryesor për agjendat e oreksturara kundër shqiptarëve nga Serbia.

“Vetë themelimi i saj është i një anshëm dhe e shoh me skepticizëm paanshmërinë e kësaj gjykate, ne e dimë që ka qenë edhe misioni i UNIMK-ut e EULEX-it, por edhe skandalet që kanë ndodhur brenda tyre, kemi të bëjmë me gjykimin e njerëzve të luftës, ata janë fyer e poshtëruar në forma të ndryshme vetëm se kanë qenë njerëz të luftës dhe pas informatave që i kemi marrë masandej ka pasur shkelje mes gjyqtarëve në mënyrën më të ulët të mundshme duke theksuar se ne do ti gjykojmë këta njerëz pavarësisht provave”.

“…kemi tash njerëz që po mbahen në burgje për shkak të veprave kinse të kryera gjatë luftës, për të cilët nuk ka provë dëshmuese me të cilët bëhen përgjegjës këta njerëz, ne duhet të tregohemi të matur dhe civilizuar dhe ti përgjigjemi me disiplinë dhe kulturë të lartë juridike kësaj gjykate. Motori kryesor kanë qenë agjendat të orkestruara nga Beogradi. Pavarësisht qëllimeve, përderisa e kemi pranuar këtë gjykatë, ne duhet me gjithë kapacitetin tonë ti përgjigjemi kësaj gjykate, mirëpo është një këshillë për të gjithë ata që janë pjesë e këtyre ftesave që ti shmangen sa më shumë deklaratave patriotike dhe atyre që s’janë objekt i aktakuzës”.

Ai thotë se krijimi i kësaj gjykate ka qenë i qëllimshëm, por në të njëjtën kohë edhe i panevojshëm, pasi që sipas tij, Kosova i ka pasur kapacitetet e nevojshme, ligjore dhe juridike që t’i dëshmoj krimet serbe para drejtësisë ndërkombëtare.

Sipas tij, para kësaj gjykate tendencioze duhet të kundërshtohen të gjitha akuzat e mundshme dhe të vërtetohet pafajësia e të gjithë atyre që janë të thirrur si të dyshuar.

“Kjo gjykatë është formuar qëllimshëm, me një qëllim më tepër në aspektin politik për të baraspeshuar të gjitha luftërat brenda territorit të ish-Jogusllavisë, për të nxjerrë fajtorë të gjitha palët edhe pse këtu qëllimi dihet se lufta e UÇK-së ka qenë jashtëzakonisht e pastër dhe mjet i fundit për t’i shty proceset përpara në drejtim të çlirimit nga okupatori serb, mirëpo në mënyrë shumë mjeshtore është kundërshtuar edhe nga disa ekspertë të kësaj lëmie pasi Kosova edhe pse në atë kohë nuk ka qenë shtet, e ka pas bazën ligjore, mirëpo ka dështuar të formojë një gjykatë të tillë”.

“Për t’i trajtuar në mënyrë të veçantë krimet e luftës dhe kjo ka ndikuar të vijmë në pozitën të cilën jemi, nuk kemi arsye tani si popull të dalim në rrugë dhe të ankohemi, për faktin se kjo gjykatë dhe ky ligj për këtë gjykatë të posaçme, është votuar përmes përfaqësuesve tonë në nivelin qendror dhe tani e tutje ne duhet vetëm të kundërshtojmë të gjitha akuzat e mundshme që ngriten nga ky tribunal në mënyrë që të pastrohet dhe në mënyrë meritore të vërtetohet pafajësia e të gjitha këtyre të cilëve janë të thirrur si të dyshuar pranë kësaj gjykate”, tha Halilaj.

“Sa i pëket gjenocidit të okupatorit serb, kjo është e argumentuar, kanë qenë vëzhgues nga mekanizma të pavarur, ku numri i viktimave në Kosovë edhe pse ndoshta nuk e kalon 20 mijëshen por është domethënës krahasuar me numrin e popullsisë që e kemi pas asaj kohe, ka qenë tendencë por edhe është arritur të bëhet spastrimi etnik, sa i përket kapaciteteve tona se a kemi mundësi që të dëshmojmë para botës në gjykimin e këtyre çështjeve, Kosova e ka bazën ligjore për t’i gjykuar të gjitha krimet e luftës, në kodin penal është një kapitull i veçantë që i rregullon këto çështje”.

“Madje të njëjtat as nuk parashkruhen, pra janë në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare mirëpo kemi kapacitete të mjaftueshme sa i përket aspektit, policor, prokurorëve, gjyqtarëve, avokatëve të licencuar, në mënyrë të mjaftueshme, andaj vetëm mbetët që të ketë vullnet dhe në mënyrë përfundimtare politika të heqë dorë nga ndikimi në institucionet e drejtësisë, përndryshe çdo tribunal tjetër është i panevojshëm”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme