Avokati Tomë Gashi do ta mbrojë Martin Berishajn, thotë se për “kallëzimin e lodhtë penal” mori vesh nga mediet anti-Kurti

Prishtinë | 17 Gus 2022 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pasi Agjensioni Kundër Korrupsion ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ambasadorit Tomë Gashi për të cilin tha se është klient i tij.

Gashi ka shkruar në Facebook se për kallëzimin penal ndaj Berishaj ka kuptuar nga mediat.

“Po flasi ne cilesin e avokatit te z.Martin Berishaj. Pa veting nuk ka drejtesi. O veq vetingu i bjen do do ne veti. Veq vetingu ka me sjell normalitet ne do do institucione te drejtesis. Po ku ka ne nji shtet normal me institucione normale qe njeri me marr vesh per nji kallzim te lodht penal nga do do media anti qeveris Kurti e jo nga vet institucioni qe e ka dergu ket kallxim penal apo nga Prokuroria. As qe e kan vet najsen per kete pune para se me dergu ket kallezim”, ka shkruar ai.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal ndaj një personi me inicialet M.B. Kështu tha për Express zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

Ai tha se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit këtë kallëzim penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër personit me inicialet M.B. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, tha Lutfiu për Express.

AKK’ja kishte nisur ta trajtojë këtë rast pas raportimeve se Berishaj nuk ka deklaruar dy bizneset që i ka në pronësi.

Dy kompanitë e tij, “Myloja” dhe “Zaslon Kosova” figurojnë vetëm në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

Ndryshe, ka kohë që mediat në slloveni kanë “vluar” me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, meqë përflitej se diplomati kosovar dyshohej si i përfshirë në një skandal të shpërlajrjes së parave përmes kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi.

Siç raportonin mediat në Slloveni, Berishaj dyshohej se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” tek politikani slloven, Robert Golob.

Vetë ambasadori Berishaj ka mohuar gjithçka, ndërkohë Prokuroria e Malit të Zi për Gazetën Express ka konfirmuar se kanë kryer hetime lidhur me rastin dhe sipas rezultateve preliminare ka rezultuar se s’ka bazë për ndjekje penale.

Gjithathtu nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi kanë thënë se lidhur me transaksionet e parave nga GEN-i në llogari të firmës së Martin Berishajt nuk është gjetur asnjë parregullsi.

Të ngjashme