BE-ja e gatshme të ofrojë mbështetje për rehabilitimin e të dënuarve për terrorizëm

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 10:26 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në Kosovë”, Zyra e BE-së dhe Ministria e Drejtësisë kanë organizuar diskutimin me temën “Ngritja e vetëdijes për aplikimin e sanksioneve dhe masave alternative”

Projekti në vlerë prej 2 000 000 euro financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa zbatohet nga Agjencia për Sanksione Penale e Finlandës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se masat alternative nuk duhet tu jepen kryesve të krimeve si korrupsioni, krimit të organizuar apo krime të tilla.

Sipas tij, masat alternative duhet tu jepen të miturve të cilët shkelin ligjin pasi Tahiri thotë se ata duhet të riintegrohen në shoqëri.

“Qëllimi i drejtësisë që synojmë përveç ndëshkimit të kryesve të veprave penale është që nga ballafaqimi me të qytetarët të reflektojnë dhe t’i kthehen shoqërisë për t’i respektuar normat sociale. Masat dhe dënimet alternative janë instrument që kanë pasur zhvillim në dekadat e fundit”.

“Me norma ligjore kanë zënë vend edhe në Kosovë dhe ka qenë synim i imi që këtë trend të zbatimit ta forcojmë edhe në vendin tonë. Ka qenë agjendë që kjo të kthehet në agjendë të institucioneve të drejtësisë”.

“Si ministër kam një porosi masat alternative sa më pak të jenë të pranishme për ata që janë të akuzuar për korrupsion, krim të organizuar dhe vepra që janë të lidhura me terrorizëm. Këto masa nuk duhet të zënë vend këto duhet të zënë vend tek të miturit”.

Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, do të ofrojnë mbështetje për e të dënuarve për terrorizëm, raporton EO.

“Ka njerëz që mendojnë se kur bëhet një krim dënimi duhet ta bëj personin të vuaj e jo ta riintegrojë atë në shoqëri. Ky projekt nuk është ushtrim akademik, por ka qëllim që t’i ndihmoj shërbimit sprovues në Kosovë dhe të punojnë në praktika më të mira që ta bëjnë shoqërinë kosovare më moderne”.

“Raporti i Progresit ka rekomanduar që dënimet alternative akoma nuk janë duke u përdorur në mënyrë të mjaftueshme. Paraburgimi nuk është gjithnjë përgjigje”.

“Tranzicioni nga kalimi i burgut në shoqëri është i rëndësishëm sidomos për të rinjtë sepse ata hasin gjithmonë vështirësi për tu rikthyer në shoqëri. Aspekt tjetër është numri i të burgosurve të radikalizuar. BE-ja do t’i përqendrojë përpjekjet te rehabilitimi i këtyre personave”.

Pia Sternvall ambasadore e Finlandës në Kosovë, tha se është mirë që të shikohet mundësia që për disa vepra të lehta penale dënimi të kryhet edhe në komunitet.

“Mendoj që ne duhet të provojmë të ndalim ciklin e veprave penale dhe t’i lejojmë kryesve të zhvillojnë dënimet e tyre në komunitet. Mund të gjejmë rast ku dy palët përfitojnë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme