BIRN dhe Internews Kosova publikojnë raportin e monitorimit të gjykatave

Prishtinë | 17 Tet 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

BIRN Kosova/Internews Kosova kanë publikuar sot raportin e monitorimit të gjykatave. Raporti i titulluar “Recesioni i Drejtësisë” ofron një analizë të detajuar krahasimore të menaxhimit të rasteve të korrupsionit nga sistemit i drejtësisë në Kosovë në tri vitet e fundit, raporton Ekonomia Online.

Këtë analizë e ka shpalosur Labinot Leposhtica koordinator i zyrës ligjore në BIRN.

“Gjetet tona të raportit vjetor të monitorimit kemi dëshirë me i dërgu në pallatin e drejtësisë por për shkak të gjendjes po i shpalosim kështu. Këto gjetje burojnë prej gjykatave ku kemi monitoruar mbi 12 mijë seanca. Këtë herë këtë raport e kemi titulli recesioni i drejtësisë ku kemi parë një rënie brengosëse të punës së gjykatave dhe efikasitetit të tyre”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka pasur rënie të lëndëve të zgjidhura e të pazgjidhura, teksa ka shtuar se vazhdon të jetë e dobët cilësinë e aktakuzave dhe aktgjykimeve.

“Rrogat e gjyqtareve janë rritur ndjeshëm gjatë tri viteve. Dhe janë marrë gjykatës të rinj. Kemi rënie të numrit të lëndëve të zgjidhura e të pazgjidhura. Po ashtu vazhdojmë të kemi cilësi të dobët të aktakuzave dhe aktgjykimeve. Kemi evidentuar se gjyqtarët e kanë dorën më të butë kur bëhet fjalë për veprat e korrupsionit”, u shpreh Leposhtica.

“Rënie të aktakuzave të ngritura nga viti 2017 kemi prej 30 për qind kurse tani pandemia mund të bëjë që edhe të bije më shume kjo shifër e aktakuzave të ngritura të korrupsionit”, u shpreh ai.

Ai ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës ka arritur të zvogëloj numrin e rasteve të pazgjidhura. Dobët më zgjidhje të lëndëve qëndrojnë Gjykata Themelore në Pejë e Ferizaj.

“Gjykata Themelore Pejës ka arritur të zvogëloj numrin e rasteve të vjetra dhe kjo është një lëvizje pozitive. Kurse ka rënie të zgjidhjes së lëndë të korrupsionit ku janë zgjidhur vetëm 9 për vitin 2019.  Gjykata e Ferizajt ka zgjidhur 27 lëndë në vitin 2017 kurse ka zgjidhur vetëm 7 lëndë të korrupsionit në vitin 2019”, ka thënë ai.

“Ne kemi krahasuar mënyrën e zgjidhjes së rasteve të korrupsionit në raport me veprat penale nga kapitulli kundër rendit kushtetues ku kemi parë se te rastet e korrupsionit janë marrë dënime më të buta. Shifrat e dëshmojnë se te korrupsioni të akuzuarit kanë shpëtuar më lehtë se te rastet tjera”, u shpreh ai.

Ndërsa Blerta Iberdemaj zyrtare ligjore BIRN, ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të mblidhet që të shihet se te cili segment i saj po ngecë.

“Ne vlerësojmë se është momenti i fundit që sistemi i drejtësisë duhet të mblidhet të shihet se te cili segment i saj po ngec. Gjykata Supreme në vitin 2018 ka gjetur 2 gabime të Gjykatave të rangut më të ulët kurse në vitin 2019 janë tetë raste të tilla”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo ka kërkuar që sa më shpejt të draftohet Ligji Anti-Mafia.

“Ne i rekomandojmë të marr hapa Këshillit Prokurorial të Kosovës që te bëjë ngritjen e pasurisë se sekuestruar dhe të konfiskuar. Ne konsiderojmë se Këshilli Gjyqësor duhjet të fus tek performanca e tyre edhe rastet e korrupsionit. Po ashtu ne bëjmë thirrje që me urgjencë të procedohet e draftohet ligji Anti-Mafia”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme