Burri nga Kamenica e gjen gruan të vdekur në një objekt afër shtëpisë

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga fshati Muqiverc e Kamenicës ka raportuar në Polici se e ka gjetur bashkëshorten e tij të vdekur në një objekt afër shtëpisë së tyre.

Në vendin e ngjarjes më pas ka dal ekipi mjekësor ku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Fsh. Muqiverc, Kamenicë 07.05.2021 – 12:45. Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se bashkëshortja e tij,  viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme