Burri shkon “te miqtë” dhe e rrah gruan e cila gjendej te prindërit e saj

Prishtinë | 11 Gus 2022 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Bazuar në raportin e Policisë së Kosovës, sulmi është kryer teksa bashkëshortja e tij qëndronte tek prindërit e saj.

Të dyve, viktimës dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor.

Nuk dihen ende motivet që çuan në këtë sulm fizik, thotë policia.

Por me konsultim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar. 

Të ngjashme