Daka: Kushtetuesja vërtetoi të drejtën time ndaj Enver Pecit

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 18:21 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), me të cilin Enver Peci ishte zgjedhur kryetar i Gjykatës Supreme.

Kushtetuesja ka urdhëruar KGjK-në të mbajë proces të ri të përzgjedhjes, në pajtim me gjetjet e aktgjykimit të saj.

Valdete Daka, e cila kishte kandiduar për këtë post, në mars të këtij viti, kishte paraqitur ankesën e saj në Gjykatën Kushtetuese kundër përzgjedhjes së Enver Pecit për kryetar të Gjykatës Supreme të  e Gjykatës Supreme.

“Konsideroj që më në fund është vërtetuar ajo çka unë kam potencuar në kërkesën time, se sipas nenit 108, paragrafi 1 të Kushtetutës, unë kam pasur të drejtë të përzgjidhem për kryetar të Gjykatës Supreme. Kjo është edhe në bazë të meritokracisë të cilën e kam”, është shprehur ajo.

“Sipas lajmet të cilat i lexova dhe u njoftova me këtë aktgjykim. Gjykata Kushtetuese e ka anuluar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe i ka urdhëruar që të bëhet votimi përsëri dhe ky votim të bëhet duke u bazuar në udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë të bëhet në bazë të meritokracisë dhe të jetë transparent”.

Kryetarja aktuale e KQZ-së, të cilës i skadon mandati më 16 qershor 2017, thotë se nuk do të ndalet në synimin për të fituar punën e re në krye të Gjykatës Supreme.

Lexo më shumë:

Të ngjashme