Demokracia Plus: Shkeljet në prokurim nuk po i ndëshkon askush

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 14:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokraci Plus (D+) ka bërë publikimin e raportit “Shkeljet dhe mosrespektimi i Ligjit për Prokurim Publik” në të cilin është përfshirë analiza e gjetjeve të institucioneve si Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), Agjencia Kundër Korrupsion(AKK) dhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në lidhje me zhvillimin e aktiviteteve të prokurimit në nivel lokal dhe qendror 2014-2016.

Në këtë analizë janë shqyrtuar edhe shkeljet e përsëritura të Ligjit të Prokurimit Publik.

Për këtë qëllim është organizuar edhe një tryezë diskutimi, në të cilën kanë marr pjesë përfaqësuesit e institucioneve mbikëqyrëse të analizuara në këtë raport, OJQ-të, media dhe autoritete kontraktuese. Në këtë diskutim është thënë se përveç ushtrimit të funksionit mbikëqyrës,është shumë me rëndësi që të punohet më seriozisht në zbatimin e rekomandimeve të këtyre institucioneve.

Kjo për shkak se shumë komuna dhe ministri nuk i zbatojnë pjesën më të madhe të rekomandimeve, i përsërisin shkeljet e Ligjit të Prokurimit dhe nuk marrin asnjë masë ndaj zyrtarëve të cilët keqpërdorin me fondet publike.

Autorja e këtij raporti Rrita Ismajli nga D+, ka deklaruar se në mënyrë që të evitohen shkeljet e Ligjit të Prokurimit Publik duhet që të respektohen rekomandimet e auditorit dhe opinionet e Agjencionit Kundër Korrupsion.

“Në nivel kombëtar, më shumë se 60 përqind të rekomandimeve të auditorit nuk adresohen nga ministritë dhe komunat. Në anën tjetër, opinionet e Agjencisë Kundër Korrupsion për rastet në të cilat dyshohet se ka pas afera të korrupsionit, po ashtu janë duke u shpërfillur në masë të madhe dhe për më tepër është rritur numri i mos adresimit të këtyre opinioneve”.

Përfaqësuesi i KRPP Osman Bytyqi, theksoi se fokusi i mbikëqyrjes së prokurimit duhet të kaloj tek mos implementimi i mirëfilltë të kontratave publike.

Drejtori i Agjencionit Kundër Korrupsion ShaipHavolli, tha se janë duke rishikuar mandatin e tyre mbikëqyrës për monitorimin e prokurimit publik për të evituar ndërhyrjen në kompetencat e KRPP-së.

Po ashtu, ai shtoi se në kuadër të strategjisë kundër korrupsion vëmendje e veçantë do t’i kushtohet prokurimit publik.

Pjesëmarrësit e tjerë në këtë takim kanë ngritur çështje të cilat lidhen me bashkëpunimin e institucioneve mbikëqyrëse si prokuroria dhe auditori, në mënyrë që të rritet përgjegjshmëria e zyrtarëve publik dhe autoriteteve kontraktuese.

Njëherit, në mënyrë që të ketë nivel më të lartë të zbatimit të rekomandimeve, është e nevojshme që disa ligje të ndryshohen si dhe të promovohen praktikat e mira.

Lexo më shumë:

Të ngjashme