Detaje rreth aksidentit në Rrugën e Kombit, viktima është nga Prizreni

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Një person nga Prizreni ka vdekur sot si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në Rrugën e Kombit, njofton Policia e Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mirditës, me ç’rast motori ku ndodhej tashmë viktima është goditur nga një veturë nga Kosova që drejtohej nga një ferizajas.

“Në aksin rrugor Morinë-Milot, në fshatin Reps, mjeti me drejtues shtetasin F.N.,banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin J.H.,banues në Prizren Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti

Të ngjashme