Digjet një garazh në rrugën UÇK, nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli jep detaje

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 13:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një garazh e një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Ende nuk dihet nga çka është shkaktuar zjarri, por se nuk ka të lënduar.

Nënkryetari i Prishtinës, Selimi Pacolli, i cili tha se ka qëlluar rastësisht në këtë pjesë ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Ai tha se zjarri ka arritur që të shuhet falë intervenimit të zjarrfikësve dhe se nuk ka dëme të mëdha materiale e as persona të lënduar.

“Unë rastësisht qëllova në këtë pjesë. Në bashkëpunim me policin dhe zjarrfikësit jam ofruar te vendi i ngjarjes, kam pa një garzhë që po digjet, disa pajisje të amvisërisë janë djegur.

“… nuk ka dëme në njerëz. Saktë nuk dihet, por është pronë private. Zjarri është fikur menjëherë falë zjarrfikësve. Shkaqet nuk dihen deri më tani”.

Zjarrfikësit nuk është hera e parë që kanë intervenuar në këtë pjesë, ngase për tetë ditë kjo është hera e tretë ka sqaruar Shaban Kelmendi, shef i ndërrimit në njësinë e Zjarrfikësve në Prishtinë.

“Është hera e tretë brenda 8 ditësh kemi intervenuar, nuk ka dëme”.

“…nuk është përgjegjësi me hetuar shkakun po tash na thotë policia shka ka ndodhur, njëra është djegur pak dëme tjera veç sa ka filluar zjarri na kem ardhur”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/236384457283673
Lexo më shumë:

Të ngjashme