Dorëzohet në polici edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e të miturit në Drenas

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Është dorëzuar ne polici edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e 15-vjeçari me iniciale A.M. në Drenas.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

A. B, (mashkull) 19 vjeç, i cili ishte në kërkim për rastin e vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit. Ndaj tij në koordinim me prokurorinë po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Përpos A.B, edhe i dyshuari tjetër, Xhafer Bardiqi është dorëzuar sot në polici.

Nga 54-vjeçari policia ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30, është dorËzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit po ashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, tha Ahmeti.

Gazeta Sinjali sot raportoi se motivi i vrasjes dhe plagosjes dyshohet se është një mosmarëveshje që Xhafer Bardiqi dhe babai i tij kishin pasur me viktimat ( të vrarin dhe të plagosurin).


Të ngjashme