Emblema e Policisë punohen në mozaik prej qeramike për nder të 20-vjetorit të themelimit

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është vendosur mozaiku prej qeramike me dimension 6 metra, i realizuar për nderë të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, nga Mihane Hoxha.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se vetëm të bashkuar mund të arrihen rezultate pozitive, raporton Ekonomia Online.

“Faleminderit që na keni dhuruar një mozaik të shkëlqyeshëm për Policinë e Kosovës. Kjo kënaqësi është edhe më e madhe se ka të bëjë edhe me vitin jubilar pra 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës”.

“Policia e Kosovës mirëpret çdo aktivitet të gjithë qytetarëve dhe të gjitha komuniteteve të cilët i adresojnë për Policinë e Kosovës sepse vetëm duke bashkëpunuar mund të arrijmë të kemi rezultate pozitive. Pra Policia e Kosovës duke bashkëpunuar me qytetarët arrin të ketë një besueshmëri dhe transparencë”.

Artistja Mihane Hoxha tha se me dashur të madhe e kam punuar këtë mozaik për Policinë e Kosovës, raporton EO.

“Këtë mozaik i cili ka dimensionet 6 metra dhe peshon rreth 200 kilogram e kemi punuar me një dashuri shumë të madhe për policinë e Kosovës respektivisht për 20-vjetorin e policisë së Kosovës”.

“Policia e Kosovës mi ka hapur dyert dhe për këtë jam shumë mirënjohëse dhe shumë falënderuese, duhet ta falënderoj edhe Baki Kelanin, i cili ka qenë në vazhdimësi në kontakte me mua dhe kemi arritur të bëjmë një bust të cilin po e prezantojmë edhe sot”.

“Policia e Kosovës çdo ditë e më shumë po na gëzon me suksese të një pas njëshme. Punimi i këtij mozaiku ka zgjatë rreth dy javë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme