Femra që u gjet e vdekur është regjisorja Arzana Kraja

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Lajmin se ka vdekur një person e ka konfirmuar Policia e Kosovës, derisa mësohet se bëhet fjalë për regjisoren Kraja.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen ‘Kalabria’, Prishtinë”.

“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Të ngjashme