Flet dëshmitari që e shpëtoi viktimën brenda banesës që po digjej, tregon për gjendjen e tij

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 11:06 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një person ka marrë djegie të rënda në zjarrin që shpërtheu sot në një banesë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Dëshmitari Diamant Jusaj i cili e shpëtoi personin që kishte marrë djegie të rënda tregon për ngjarjen.

Ai thotë se e ka thyer derën e banesës dhe ka hyrë brenda për t’i dhënë ndihmën.

“Na lajmëroi një grua prej katit të katërt, kam tentuar të shkoj dhe t’i ndihmojë, e kam thyer derën e banesës. Personi vetëdije ka pasë, e kem qetësuar, frymëmarrjen e ka pasë në rregull. Dera e banesës ka qenë e plastikës dhe tymi ka dalë lartë. Personi ka qenë i lënduar, ka qenë i djegur”, tha Jusaj për Ekonomia Online.

Lexoni edhe:

Lexo më shumë:

Të ngjashme