Pronari i barnatores thotë se u hodh molotov – dyshon në konkurrencën, dëmet mbi 100 mijë euro

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 15:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arbnor Alidema, pronari i barnatores “Rexall” që u dogj mbrëmjen e së shtunës nga disa persona të panjohur në lagjen “Ulpiana”, dyshon se konkurrenca ka qenë shkaku i sulmit, raporton Ekonomia Online.

“Ky është sulm i organizuar. Një interes i dikujt me shkaktu këtë. Policia nuk më ka dhënë informata, sot i kanë marrë xhirimet. Kjo ngjarje ka ndodhur në 6 ora dhe kemi qenë duke punuar. Shpërthimi ka qenë i madh saqë banesat i ka dridhë”, tha Alidema.

Ai thekson se sulmi është kryer me molotov dhe se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Ata e kanë djegur depon tërësisht. Shpërthimi ka qenë shumë i madh dhe kur kam dalë me këqyr e ka përfshirë zjarri komplet. Dëmi është 100 deri 150 mijë euro”, tha Alidema.


LEXO EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme