FSK-ja institucioni më i besueshëm për qytetarët, Serbia mbetet rreziku më i madh

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 10:40 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë sot prezantoi barometrin kosovar të sigurisë.

Sipas QKSS-së ky barometër matë besimin e qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve kryesore të sigurisë dhe drejtësisë në vend.

Drejtues të kësaj qendre thaë se niveli i besimit ose mosbesimit ndaj institucioneve ose sektorëve nuk është gjithmonë i bazuar në cilësinë e performancës ose mungesës së saj.

E gjithë kjo ngase shumë shpesh niveli i besimit ose mosbesimit ndaj institucioneve ose sektorëve bazohet në performancën e dobët të perceptuar të Qeverisë dhe në mungesën e llogaridhënieve të elitave politike.

Donika Marku, hulumtuese e raportit të besimit dhe mos besimit ndaj institucioneve në Kosovë në kuadër të QKSS, tha se në gjetjet e QKSS-së, FSK-ja vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm për qytetarët, ndërsa shteti i Serbisë mbetet rreziku më i madh për ta.

Por, një rezultat jo të kënaqshëm dhanë edhe Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës ku sipas të anketuarve morën vetëm 14 dhe 15 % të nivelit të besimit.

“Në ketë kapitull është matur siguria në të gjitha institucionet e sigurisë. Gjetjet kanë treguar se FSK-ja vazhdon ta kenë nivelin më të lartë të besimit të të anketuarve ku mbi 77% kanë shprehur besimin ndaj këtij institucioni. Ndërsa ai me nivelin më të ulët të besimit mbetet AKI-ja me 19%.

Sa i përket Kuvendit të Kosovës, 15 % e të anketuarve i besojnë këtij institucioni ndërsa 65.7 % nuk i besojnë.

Qëndrim i përafërt negativ është vërejtur edhe ndaj nivelit të besimit të Qeverisë së Kosovës, ku 14% e të anketuarve janë shprehur që i besoj ë këtij institucioni ndërsa 64.7 jo.

Ndërsa sa i përket kërcënimeve kryesore të brendshme dhe të jashtme,  të anketuarit rrezikun më të madh e shohin Serbinë, por këtu nuk mungon as krimi ordiner dhe ekstremizmi.

Ndërsa ndaj gjetjeve të raportit për besimin ndaj institucioneve ndërkombëtare, u tha se në këtë kuadër KFOR-i vazhdon të mbetet një prej mekanizmave më të besueshëm ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës, ku 68% e të anketuarve i besojnë KFOR-it.

E njëjta nuk vlen edhe për EULEX-in. Kjo pasi të anketuarit kanë shprehur një nivel shumë të ulët të besimit ndaj këtij misioni.

Lexo më shumë:

Të ngjashme