Garanci për lirim me kusht s’mund të jepet pa kërkuar Specialja – Gashi: Të angazhohen vendet e fuqishme

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 14:56 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati Tomë Gashi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani do të mund të japin garanci për lirimin me kusht të pjesëtarëve të UÇK-së të cilët janë të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Por që sipas tij, garanci duhet të kërkojë Gjykata Speciale nga institucionet e Kosovës, duke shtuar se Qeveria e presidentja nuk kanë kurrfarë arsye ligjore që të mos e bëjnë këtë.

“Sigurisht që do ta bëjë edhe Qeveria Kurti edhe presidentja Vjosa Osmani. Mirëpo garancione për lirim me kusht të të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së të cilët janë të akuzuar nga Gjykata Speciale dhe gjinden nën masën e arrestit respektivisht në paraburgim në Gjykatën Speciale nuk mund ta bëjë njëanshëm. Garancionet çfarëdo që të jenë duhet t’i kërkojë Gjykata Speciale nga institucionet e Kosovës dhe Qeveria Kurti e presidentja Osmani nuk kanë kurrfarë arsye ligjore që të mos e bëjnë këtë. Mirëpo në mënyrë të njëanshme nuk mund të ofrojnë garancione pa u kërkuar prej Gjykatës Speciale”, shtoi Gashi.

Ai tha se të gjithë pjesëtarët e UÇK-së duhet të mbrohen në liri sepse edhe pas ngritjes së aktakuzës do të ketë hetime shtesë të cilat do të zgjasin deri në 5 vjet.

Andaj, ai theksoi se nuk është e drejtë që pjesëtarët e UÇK-së të mbahen në paraburgim për një periudhë të gjatë kohore pa filluar gjykimet.

“Deri më tani një njoftim zyrtar nga shtetet mike të Kosovës nuk kemi. Këto janë vetëm dëshira që këto shtete mike të Kosovës të ofrojnë garancione, Gjykatën Speciale që pjesëtarë të UÇK-së në një periudhë të ardhshme kohore sepse tani për tani është refuzuar kërkesa e tyre për lirim me kusht të ndodhë. Unë besoj që të gjithë pjesëtarët e UÇK-së duhet të mbrohen në liri për arsye se edhe pas ngritjes së aktakuzës edhe pas konfirmimit të aktakuzave Prokuroria kërkon ende hetime shtesë që i bie për një periudhë të gjatë kohore dhe poashtu mbrojtja kërkon hetime shtesë mirëpo në këtë rast mbrojtja e të gjithë të akuzuarve në Hagë të pjesëtarëve të UÇK-së ka të drejtë të bëjë hetime të posaçme sepse ata nuk kanë qenë në posedim të dokumentacioneve që Prokuroria Speciale i ka pasur në Hagë. Prokuroria ka bërë hetime për 5 vjet dhe duket që nuk i mjaftojnë dhe kërkon hetime shtesë. Procedurat në Gjykatën Speciale do të zgjasin shumë minimum janë 5 vjet. Nuk është e drejtë që të mbahen për një periudhë të gjatë kohore pa filluar gjykimet”.

Mes tjerash, Gashi thotë se më së miri do të ishte që Shqipëria të ofronte garanci të tilla, por vështirë se do të aprovoje kjo kërkesë.

Gashi theksoi se garancione të tilla do të ishte më së miri të japin ShBA-ja, Anglia, Gjermania dhe Franca sepse janë shtetet më të fuqishme që sigurojnë sundimin e ligjit.

“Megjithatë, duke pasur parasysh që Shqipërinë e kanë involvuar fatkeqësisht edhe me raportin e Dick Martyt do të ishte shumë e vështirë që të aprovohet kërkesa e Shqipërisë për tu mbrojtur në liri pjesëtarët e UÇK-së”.

“Unë besoj që në bazë të mendimit të ndarë që kemi pasur prej njërit prej gjyqtarëve që ka sjellë vendimin e fundit me të cilin është refuzuar kërkesa e avokatëve të zotëri Thaqit dhe të tjerëve për tu mbrojtur në liri ai ka dhënë mendimin e tij se do të ishte mirë që shtete e treta i ka menduar jo Kosova dhe jo Holanda që të ofrojnë garancione për pjesëtarë të UÇK-së që ata të lirohen përkohësisht. Më së miri do të ishte Shqipëria të ofronte garanci të tilla, mirëpo duke pasur parasysh që Shqipërinë e kanë involvuar fatkeqësisht edhe me raportin e Dick Martyt do të ishte shumë e vështirë që të aprovohet kërkesa e Shqipërisë për tu mbrojtur në liri pjesëtarët e UÇK-së. Mendoj se më së miri do të ishte që garancione të tilla të japin ShBA-ja, Anglia, Gjermania dhe Franca, por këto janë shtetet më të fuqishme që sigurojnë sundimin e ligjit sepse nëse garancione të tilla nga Gjykata Speciale aprovohen ata nuk do t’iu lejojnë në asnjë mënyrë që të kontaktonin dëshmitarë të mundshëm dhe të identifikuar me aktakuza që janë dhe të kontaktonin të bashkakuzuarit”.

“Garancione të tilla nuk do të sigurojnë lirimin me kusht të pjesëtarëve të UÇK-së, por është një ndihmesë e madhe që Gjykata Speciale ta marrë më seriozisht lirimin e tyre meqenëse qëndrimi i tyre i gjatë në paraburgim është krejtësisht i panevojshëm dhe jo ligjor. Në rastin e zotëri Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit prokuroria ka deklaruar se ka rreth 250 dëshmitarë dhe kërkon edhe 50 dëshmitar shtesë që i bie që ata do të merren në pyetje përsëri dhe do të humbet një kohë e madhe”.

Gjatë së dielës u raportua se Kroacia Austria dhe Sllovenia kanë ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme