Gjendet i vdekur një shqiptar në Itali, dyshohet se u vra

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 11:04 | Nga

Është gjetur i vdekur një shqiptar në shtëpinë e tij në Romë të Italisë.

Banesa e tij ndodhet në rrugën ‘Tota’ në Valmontone dhe sipas të dhënave të para nga mediat italiane bëhet fjalë për një mashkull, 33 vjeç.

Identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve të para dyshohet se 33-vjeçari shqiptar është mbytur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme