Gjendje e qetë në veri të Mitrovicës pas votimit të Ushtrisë

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 15:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova sot zyrtarisht u bë me Ushtrinë e saj.

E këtij momenti iu gëzuan të gjithë qytetarët e Kosovës, madje në të gjitha sheshet e vendit u dëgjua kënga e daullja, raporton Ekonomia Online.

Por, një gjendje e tillë nuk u pa në veri të Mitrovicës, atje situata ishte e qetë dhe nuk kishte festë.

Madje në çdo cep dhe çdo hyrje të banesave të qytetarëve serb vëreheshin edhe flamuj serb.

Atje po qëndrojnë edhe shumë patrulla policore të Kosovës.

E qytetarët serbë në veri janë mbledhur edhe sot për të protestuar kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Ata janë mbledhur në afërsi të objektit të UNMIK-ut dhe në mënyrë të organizuar e kanë varrosur Rezolutën 1244.

Sipas tyre, krijimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Lexo më shumë:

Të ngjashme