Gjobë ndaj kompanisë së ndërtimit në Ferizaj

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e stacionit në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , pas disa ankesave të qytetarëve dhe pasi ka inspektuar rrugët lokale të qytetit në Ferizaj, kanë vërejtur se një kompani ndërtimore në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, nuk ishte e pajisur me leje përkatëse për shrytëzimin e pjesës së trotuarit gjatë punimeve.

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe sot, rreth orës 10:50 i ka shqiptuar fletëparaqitjen personit me inicialet B.Ç( M/K) i moshës 25 vjeçar, sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 35.4 me gjobë 300 euro, i cili nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjës për tu pajisur me leje përkatëse, duke i rrezikuar këmbësorët.

Gjithashtu gjobë kunërvajtëse , policia i shqitoi gjobë me nga 30 euro edhe 3 shoferëve të auto-betonjerkave-mikser, për parking të parregullt në trotuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te përgjegjësit e kompanive të ndërtimit që , të pajisen me leje përkatëse për shrytëzimin e pjesës së trotuarit gjatë punimeve , ndërsa për shoferët e automjeteve transportuese të mallrave ndërtimore dhe auto betonjerkave–mikser, të mos parkohen në mënyrë ta parregullt në trotuar.

Të ngjashme