Gjuajte me armë zjarri në Prizren, plagoset një person

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 16:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një person ka mbetur i plagosur nga një përleshje që ka ndodhur sot në Prizren.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se dy persona janë përleshur në mes vete për shkak të një mosmarrëveshje që ka ndodhur në komunikacion, ku si pasojë njëri e ka nxjerrur armën dhe e ka plagosur tjetrin në këmbë.

“Date 10 janar 2022 Ora 14:30 Rruga “Xhemil Fluku”-Prizren Gjuajtje me armë zjarri per shkak te nje mosmarrëveshje ne komunikacion ka ardhur deri te konfrontimi i dy personave të dyshimtë,ku njeri nga ata ka gjuajtur me armë zjarri duke e lenduar personin tjetër ne kembe. Ne baze te konfirmimit te mjekut, i lenduari eshte jashtë rrezikut per jete. I dyshimti eshte ndaluar dhe nje arme eshte sekuestruar ne vendin e ngjarjes. Policia eshte duke u marre me rastin. Per detaje do te informoheni me kohe”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Lexo më shumë:

Të ngjashme