11 të akuzuarit në rastin “Subvencionet” kundërshtojnë masën e paraburgimit prej 30 ditësh

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 12:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

11 të akuzuarit në rastin “Subvencione 2021” kanë kundërshtuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i Pajtim Krasniqit, Behar Ejupi, derisa ka kundërshtuar caktimin e një mase të tillë.

“Tani sapo përfunduam seanca dëgjimore lidhur me kërkesën edhe për klientin tim. Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer dy vepra penale dhënie të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Kolegët e tjerë janë të njëjtët që kanë kundërshtuar fuqishëm kërkesa lidhur me veprën penale që po dyshohet. Të dy dyshohet se kanë dhënë ryshfet lidhur me subvencionet dhe nuk ka të bëjë me dhënie të ryshfetit”.

“Duke pasur parasysh se në seancë prokuroria nuk ka dorëzuar prova dhe nuk e dimë a janë marrë andaj ne nuk mund të deklarohemi për këtë çështje se nuk e dimë a janë marrë konform kodit të procedurës penale”.

Edhe Naim Rudari, avokat i Luan Statovcit, ka kundërshtuar caktimin e masës së paraburgimit, raporton EO.

“Prokuroria ka paraqitur pikëpamjet e saj dhe se ne kemi kundërshtuar kërkesën për paraburgim dhe tani pritet vendimi i Gjykatës. Është marrja e ryshfetit dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.

Ndërsa avokati Arianit Koci i cili nuk ka treguar se kush është klienti i tij, por që ka thënë se nuk po bëhet si duhet trajtimi i të pandehurve.

“Prokuroria neve nuk na ka dhanë asnjë provë ndërsa dokumente e incizime po rrjedhin në medie dhe prandaj nuk mund të deklarohem për këtë çështje, nuk po ka trajtim adekuat sepse që dy herë po duhet me shku me ble ujë”.

Të mërkurën për dyshimet për marrie ryshfeti lidhur me subvencionet në bujqësi janë arrestuar 11 persona, ndërsa edhe gjatë së enjtes janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, por nën dyshimin për dhënie të ryshfetit për të marrë subvencionet nga Ministria e Bujqësisë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme