Grabitet një market në Prishtinë

Prishtinë | 19 Qer 2022 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një market në Prishtinë.

Sipas policisë, punëtorja e këtij marketi ka raportuar se derisa ishte duke punuar aty, një person i panjohur e ka sulmuar dhe nën kërcënimin e thikës, nga kasa ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor ku i ka ofruar tretman mjekësor viktimës.

Të ngjashme